Maqedonia dërgon ndihma për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Qeveria e Maqedonisë vendosi sot të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri, shkruan “nezavisen.mk”.

”Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera të rëndësishme janë ngarkuar që të dorëzojnë një propozim për ndihmën lehtësuese që do të dërgojë Maqedonia për Shqipërinë”, njoftoi qeveria.

“Shirat e vazhdueshëm dhe përmbytjet sollën evakuimin e 600 familjeve në rajonet jugore të vendit”, sipas medias lokale.

“Autoritetet shqiptare kanë filluar të përllogarisin dëmet për të përcaktuar kompesimet financiare”, sipas raportimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme