Maqedonia duhet Ristartuar

Shkruan: Samedin Imeri

Ekspertët e informatikës e dinë më së miri çka do me thënë RESTARTI i kompjuterit dhe në cilët raste është e nevojshme. Por ne, të cilët nuk kemi aq njohuri për këtë proces e dimë vetëm se ndodh një fillim i ri. Pas një fshirje të programeve të vjetra ose pasi të mbushet kompjuteri me viruse të dëmshme që pengojnë ose ngadalësojnë punën e tij, ne bëjmë një restart. Thjesht, restarti është shpresë e re.

Gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, të gjithë popujt (kombet dhe kombësitë) deklaruan se Jugosllavia ishte një mashtrim i madh i cili ekzistencën e vet e ndërtonte nëpërmjet propagandës dhe aparatit të shtetit (UDB). Mirëpo, idenë se Jugosllavia ishte “më e mira” e mbronte vetëm ai i cili kishte privilegje. Se çfarë vëllazërim-bashkimi dhe barabarësie ka qenë Jugosllavia mund të shohim nga ndarja e atëhershme (6+2), ku shqiptarët edhe pse disa milion nuk kanë pasur pozitën e malazezëve ose maqedonasve që nuk kanë qenë (edhe sot e kësaj dite nuk janë) as një milion popull. Mirëpo, kjo nuk do të jetë aq tragjike nëse ky fenomen, kjo bindje ekziston akoma, mirëpo me metoda më të sofistikuara siç është ajo e kryeministrit aktual Z.Zaev i cili gjatë kampanjës zgjedhore por edhe pas saj, deklaronte se “ne do të ndërtojmë një shtet dhe një shoqëri” e njëjtë si “bratsvo-edinstvo” e shokut TITO dhe fatkeqësisht ashtu po na ndodh. Shqiptarët jo se nuk janë për një koncept të tillë ku do të jenë të barabartë në Maqedoni, shqiptarët në fakt këtë edhe e kërkojnë. Në këtë kontekst propaganduesit e konceptit “qytetarë” asesi të çlirohen nga “Jugosllavia”. Pas një “lufte” 3 vjeçare për ta rrëzuar diktaturën e instaluar nga ana e pushtetit VMRO-BDI, dhe fillimit të të projektit “e vërteta për Maqedoninë” shqiptarët, jo vetëm që u mashtruan por ata në mënyrë akoma më të sofistikuar u manipuluan nga “liberalët dhe demokratët” e sodit. Sitemi i instaluar nga binomi VMRO-BDI jo që duheshte sa më herët të demontohet por ai duheshte të shkulet me gjithë rrënjët e tij. Pikërisht ky binom shqiptarëve u solli rastet famëkeqe siç është ai i Sopotit, Monstrës dhe Kumanovës. Fatkeqësia ndodhi kur shqiptarët (qeveritarët) e ndërtuan vetëm patronin e tyre nga patroni me ngjyrë të kuqe në patron me ngjyrën blu. Sa për ilustrim mund ta marrim ndarjen e pushtetit në “Qeverinë Reformatore”, ku asnjë nga funksionet kyqe nuk iu besuan shqiptarëve. Shembull duke nisur nga Ministri i Punëve të Mbrendëshme (MPB), drejtori i BSP-së ose DSK-së, të gjithë u takojnë palës maqedonase. Kjo dëshmon se mendësia jugosllave akoma është prezent tek politikanët “reformator”.

Dhe…

Dhe tani, ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë një aritkulim të mirëfilltë kërkesave të tyre dhe kjo detyrë bie mbi partitë që nuk pajtohen me këtë pozitë të shqiptarëve, përkatësisht mbi Lëvizjen BESA. Kjo e fundit, duhet mirë e mirë të ndërtojë strategji të qartë se a do ta bëjmë shtetin bashkë ose do të lejojmë që pushteti të funksionojë si një “mini Jugosllavi”. Hilet që ky shtet (pushteti VMRO-BDI dhe LSDM-BDI) ua bën në kontinuitet shqiptarëve, mund të ndalen vetëm e vetëm duke artikuluar kërkesat bazike të shqiptarëve në instanca ndërkombëtare; ose duke kërkuar direkt arbitër ndërkombëtar. Shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur padrejtësitë në Maqedoni mbetet tek Lëvizja BESA. Pika e parë që duhet bërë Lëvizja Besa si parti e cila ka legjimitetin tek shqiptarët duhet të paraqes vetën si lokomotiv me qëllim që t’I grumbulloj partitë tjera shqiptare rreth vetes dhe në mënyrë të qartë të parashtrohen problemet ashtu siç janë.

Jo debat për harxhim të kohës dhe shërbim të pushtetit.

Edhe pse asnjë politikan/kryeministër i deritanishëm nuk ka deklaruar se është kundër debatit publik, veprat e tyre tregojnë të kundërtën e fjalëve të tyre.

Shqiptarët duhet të tregojnë se nuk janë të gatshëm të jetojnë në Jugosllavinë e shekullit XXI, thjeshtë, duhet tu bëhet me dije “pronarëve të shtetit” se mendësia e patronit dhe punëtorit moti ka vdekur.

A do ta pagëzojmë, RIDIZAJNIMİN, RIDEFINIMİN, REMONTİN ka pak rëndësi, kryesorja, Maqedonisë i duhet një marrëveshje socio-politik-gjithëpërfshirëse dhe të një fillim i ri.

Thjesht Maqedonia duhet të RESTARTOHET.

Kohë e argatllëkut ka mbaruar, tash e tutje ose ortak ose…

Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme