Komisioni për Sëmundje Infektive i republikës së Maqedonisë së Veriut do të diskutojë gjatë vikendit për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit, njofton Insajderi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.
Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas çka lëvizja e lirë pritet të fillon nga e hëna e ardhshme.