Maqedonia e Veriut në nivelin e tretë të rekomandimit për udhëtim të Departamentit të Shtetit

Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë e pezulloi nivelin e katërt të rekomandimit për udhëtime jashtë vendit për pjesën më të madhe të vendeve, që është paralajmërimi më i lartë për qytetarët amerikanë që të përmbahen nga çfarëdo lloj udhëtim jashtë SHBA-së.

Si shumë vende të botës, Maqedonia e Veriut është vendosur në nivelin e tretë të rekomandimit, që këshillon “mendoni nëse doni të udhëtoni”.

Siç është theksuar në ueb faqen për çështje konsullare të Departamentit të Shtetit, vendi ynë ka hequr urdhrat për të qëndruar në shtëpi dhe pjesërisht e ka rifilluar transportin dhe aktivitetet e biznesit.

Nga organi i jashtëm politik i SHBA-së këshillohet të ndiqen paralajmërimet e Qendrave shtetërore për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve (CDC), të cilat, megjithatë, kanë lëshuar një “vlerësim të tretë shëndetësor për udhëtim” ose paralajmërimin më të lartë për përmbajtshmëri nga udhëtimi në Maqedoninë e Veriut, përveç në raste urgjente.

Nga CDC theksohet se rreziku nga Kovid-19 në vend është ende i lartë.

Deri më tani, vetëm dy vende, Tajvani dhe Makao, janë në nivelin e parë me rekomandimin për të “udhëtuar me kujdes të zakonshëm”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme