Maqedonia e Veriut po plaket, numri i popullsisë pritet të ulet për 250 mijë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në 10 vitet e ardhshme numri i banorëve në Maqedoninë e Veriut do të ulet për 250 mijë. Sipas profesorit Gadaf Rexhepi, ky trend është shumë shqetësues, pasi rënia më e madhe vërehet tek popullata e re. Në një intervistë për Alsat, Rexhepi theksoi se rinia është shtylla e ekonomisë dhe kontribuon në rritjen e saj. Akoma më shqetësues është fakti se popullata po plaket, ndërkohë që vendi ende nuk ka arritur një nivel të lartë të zhvillimit ekonomik.

“Te ne plakja e popullatës ka filluar para se ne të bëhemi shtet i pasur dhe kjo është shumë tragjike, shumë shqetësuese. Edhe nëse e sheh në strukturë këto 250 mijë cilat janë ato që do të ulen, janë të kategorisë 5 deri në 19 vjeç, mbi 80 mijë banorë më pak. 20-39 do të jenë 115 mijë më pak . Gjithashtu trendi është rënës edhe nga 40- 65 vjeç edhe aty kemi rënie. Ndërsa rritje të banorëve do të ketë te kategoria 65 plus dhe 80 plus”, tha Gadaf Rexhepi, Profesor.

Në intervistën për Alsat, Rexhepi bëri një analizë të rritjes së çmimeve në 5 vitet e fundit, ku mes tjerash nënvizoi se rritja e pagave, nuk po e arrin shpejtësinë e rritjes së shportës konsumatore.

“Nëse e analizojmë tash këto numra sa është në vlerë në para, rroga minimale është rrit përafërsisht 9 mijë denarë, në këto 5 vitet e fundit, ndërsa rroga mesatare është rritur diku afërsisht për 16 mijë denarë në këto 5 vitet e fundit. Në krahasim me shportën konsumatore, në këto 5 vitet e fundit…aty vërejmë se këto 5 vitet e fundit rritja ka qenë diku 30 mijë denarë, rreth 30 mijë denarë. Kështu që rritjet e pagës nuk i mbulojnë rritjet e shportës sindikale. Absolutisht, këtu është problemi kryesor, për qytetarët, sidomos ai që është sa më afër rrogës minimale, aq më shumë e ndjen këtë presion të çmimeve”, deklaroi Gadaf Rexhepi, Profesor.

Rexhepi nënvizoi se në disa fusha në vendin tonë, kishte rritje rekorde të çmimeve të produkteve apo shërbimeve, e cila nuk korrespondon aspak me situatën ekonomike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme