Maqedonia e ka lëshuar euro- obligacionin në vlerë prej 450 milionë euro me normë interesi prej 5,625% dhe afat kthimi prej 7 viteve dhe bëhet fjalë për kushte të volitshme duke pasur parasysh situatën komplekse politike në vend, njoftoi Ministria e financave.
“Mjetete nga euro- obligacioni do të përdoren për nevojat buxhetore në vitet fiskale 2016/2017 si dhe për pagesën e borxheve që arrijnë për shlyerje. Ekipi qeveritar arriti t’i siguroj mjetet e domosdoshme për mbajtjen e stabiliteti makro- ekonomik dhe trendit zhvillimor të ekonomisë së vendit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së financave.