Maqedonia hap konsullatë në një fshat të Shumadisë (Serbi), vendimin e nënshkruan Artan Grubi (Dokument)

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, si duket nuk po kursen forcat për avancim të raporteve mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Para një jave, më datë 2 mars të këtij viti, Grubi ka nënshkruar vendimin për hapjen e një konsullate në fshatin Zllatibor të Serbisë, me tre mijë banorë, ose më saktësisht 2.800 banorë.

Vendimi fiton në peshë për shkak të faktit se kjo është konsullata e parë që ka hapur Maqedonia e Veriut në ndonjë fshat të vendit të huaj.

Aq më tepër, bëhet fjalë për fshat që shtrihet në Shumadi, pjesën perëndimore të Serbisë, në kufi me Republika Srpska, rajon të njohur ndër shekuj si qendër e çetnikëve dhe nacionalistëve serbë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme