Në pajtim me partnerët nga BE-ja dhe NATO dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore Maqedonia ka vendosur të largojë një diplomat të Federatës Ruse që ka qenë me mision në Maqedoni për shkak të rastit Skriptal, gjegjësisht shfrytëzim jolegal të armëve kimike.
Kjo është në kundërshtim me të drejtat kombëtare dhe ndikon në sigurinë e shtetit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.