Maqedonia lidere e inflacionit në rajon

Gazetar: Adnan Qaili

Raporti i Bankës Botërore nxjerr në pah se Maqedonia e Veriut është liderë në rajon për sa i përket rritjes së inflacionit. Muajin dhjetor e mbyllëm me 18,7% inflacion të shtuar që nënkupton se nga 100 denarë që keni, vlera reale e tyre është 81,3 denarë, me të cilat mund të blesh produkte apo të marrësh shërbime. Sa për krahasim, inflacioni në Mal të Zi ishte 17,5%, në Serbi 15,1%, Kroaci 13,5% dhe në Slloveni 10,3%.

 “Ngadalësimi i rritjes dhe investimeve të biznesit do të kenë pasoja shkatërruese në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe varfëri, duke përfshirë kërkesat në rritje të ndryshimeve klimatike, thanë nga Raporti i Bannkës Botërore.

 Banka Botërore uli parashikimet e rritjes për vitin 2023 në një nivel që është në prag të recesionit për shumë vende, duke përmendur ndikimin e rritjes së normave të interesit, vazhdimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kolapsin e motorëve kryesorë të rritjes ekonomike globale. Në vitin 2023, Prodhimi Bruto Vendor pritet të rritet me 2.7%, që, nëse përjashtohen recesionet e 2009 dhe 2020, është shkalla më e ulët në gati tre dekada, sipas raportit të Bankës Botërore.

“Duke pasur parasysh kushtet e ndjeshme ekonomike, çdo ndikim negativ shtesë, si inflacioni më i lartë se sa pritej, një rritje e normave të interesit për ta frenuar atë, një ringjallje e pandemisë COVID-19 ose një përshkallëzim i tensioneve gjeopolitike, mund të shtyjë ekonominë globale në recesion”, deklaruan nga Raporti i Bankës Botërore.

Perspektiva e zymtë do të jetë veçanërisht e vështirë për tregjet dhe ekonomitë në zhvillim, pasi ato luftojnë me borxhin e rëndë, dobësimin e monedhave dhe rritjen e të ardhurave, si dhe një ngadalësim në investimet e biznesit, i cili parashikohet të rritet me një normë vjetore prej 3.5% në të ardhmen. Për ekspertin Abil Baush, Maqedonia nga ky muaj vetëm se ka prekur lehtë recesionin.

 “Jemi në një fazë të recesionit, duke shpresuar që mos të hymë në një recesion më të thellë, siç e tha edhe Banka Botërore, që mos të kalojmë në fazën e stagflacionit. Jemi në fazën që presim të ulet inflacioni në tremujorin e dytë të këtij viti, por edhe këtë vit do ta kalojmë me disa vështirësi ekonomike. Aktiviteti ekonomik ka filluar të dobësohet, kompanitë hasin në vështirës sepse të gjitha lëndët e para dhe fuqia punëtore dhe resurset tjera janë me një çmim të lartë, ku janë të detyruar të kërkojnë mënyra alternative të mbijetesës së ekonomisë. Nga ana tjetër sektori publik me rritje të inflacionit kërkon që mos ta humbin standardin e jetesës duke bërë shtypje për rritje pagash”, deklaroi Abil Baush, Ekspert Ekonomik.

Megjithatë, ka një ngadalësim të madh në ekonomitë e përparuara, duke përfshirë parashikimet për tkurrje të mprehta prej 0.5% si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për zonën e euros, të cilat mund të paralajmërojnë një recesion tjetër global më pak se tre vjet pas atij të fundit, thuhet në raport. Banka Botërore ka kërkuar më shumë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për vendet me të ardhura të ulëta, në mesin e të cilave edhe Maqedonia, të cilat janë në rrezik për një rritje të krizës ekonomike. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme