Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake.
Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media.
“Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, pra nga nevojat të ushtrisë së RMV-së”, theksoi Petrovska.
Megjithatë, Ministrja shtoi se është e gatshme për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë.