Maqedonia shteti më i dobët në Ballkan me fuqi ushtarake

Organizata botërore Global FirePower ka publikuar listën e shteteve më të fuqishme në botës sa i përket ushtrisë dhe fuqisë ushtarake.

Në botë shteti më i fuqishëm është SHBA-të, e ndjekur nga Rusia, Kina, Indija dhe Japonia.

Në Ballkan, shtet më i fuqishëm është Serbia e ndjekur nga Kroacia, Slovenia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që zë vendin e 133 në botë me një indeks vlerësues prej 5.0801.

Në Evropë listës i prinë Franca, e ndjekur nga Britania e Madhe, Turqia, Italia dhe Gjermania. Shteti më i dobët me ushtri është Butani.

Ndërsa, në përbërjen e listës ndikojnë 50 faktorë, si numri i ushtarëve, avionëve, tankeve dhe fuqia financiare e investuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme