“Maria” godet ishullin Dominica, pothuajse e zhduk nga faqja e dheut

Uragani Maria, që është stuhia e dytë e fuqishme që godet Karaibet këtë muaj, goditi Ishujt e Virgjër amerikanë dhe Porto Rikon të martën pasi kaloi përmes ishullit të vogël Dominica, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë.

I kthyer në stuhi të Kategorisë 4 të martën në mëngjes, Maria vazhdon të mbetet një “uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm” teksa goditi juglindjen e Shën Croixit me shpejtësi prej 380 km në orë, ka thënë Qendra Nacionale e Uraganeve (NHC), raporton Reuters.

Stuhia goditi Dominican, një ishull me rreth 72,000 mijë njerëz në lindje të Karaibeve, të hënën mbrëma duke shkaktuar dëme të papara, ka thënë kryeministri Roosevelt Skerrit në një postim në Facebook, transmeton Koha.net.

“Të ju them të drejtën, nuk jam i preokupuar me dëmet fizike në këtë kohë, sepse është shkatërruese… Përqendrimi im është në shpëtimin e personave të ngujuar dhe të sigurojmë asistencë mjekësore për të lënduarit”, ka thënë ai.

Disa prej këtyre ishujve po rimarrin ende veten nga uragani Irma, që shkaktoi të paktën 37 viktima dhe dëme miliarda dollarëshe.

Sasia e reshjeve në disa zona në pjesën qendrore e jugore të ishujve, do të arrijë në 51 cm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme