Mariçiq: Kemi 72-73 deputetë për të ndryshuar Kushtetutën

Gazetar: Luka Andreev

Pushteti vlerëson se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe për zhbllokimin e rrugës së integrimit evropian. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq vlerëson se zgjedhjet do të ishin justifikim shtesë për opozitën për të mos votuar ndryshimet kushtetuese. Përkatësisht sipas tij VMRO-DPMNE-ja do thoshte se nuk i ka premtuar ndryshimet kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore. Mariçiq thekson se opozita përdor strategji të pritjes për një propozim më të mirë, ndërsa kjo është vështirë për t’u arritur. Prandaj, siç shtoi ai, Qeveria në javët e ardhshme do të vazhdojë t’i  bindë deputetët e opozitës.

“Ka dy mënyra. Një mënyrë është që VMRO-DPMNE si parti politike të vendosë të japë mbështetje të plotë me kushte të caktuara, të cilat u diskutuan edhe në takimin e liderëve të mbajtur dy muaj më parë. Mënyra e dytë është që disa nga deputetët të vendosin të votojnë për këto ndryshime kushtetuese, siç kemi pasur rastin pesë vjet më parë për ndryshimet e mëparshme kushtetuese. Nuk shoh rrugë të tretë,” tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri përsëriti se Qeveria është e hapur për dialog, madje edhe për propozime nga opozita për deklarata politike shtesë nga BE-ja, nëse kjo është në përputhje me kornizën negociuese. I pyetur për tezën e VMRO-DPMNE-së se Evropa ka strategji për ta bindur partinë lidhur me ndryshimet kushtetuese, Mariçiq u përgjigj:

“Ata thanë se nuk ka presion ndaj deputetëve, deri më tani, dhe disa ditë më vonë, të dalin me tezën se ka një plan për të shkatërruar VMRO-DPMNE. Unë mendoj se është blerje e kohës dhe dërgimi i mesazheve për mbështetësit e saj vetëm për të justifikuar këtë pozicion të pajustifikuar dhe të pambrojtur të bllokimit të vendit të vet,” deklaroi Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Mariçiq theksoi se në momentin kur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të caktojë vazhdimin e seancës kushtuar nevojës për hapjen e Kushtetutës, kjo do të jetë tregues se pushteti është afër shumicës së dy të tretave. Tani për tani, mbështetje për hapjen e Kushtetutës ka nga  72 ose 73 deputetë. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme