Mario Përlleshaj me thikë në dorë dhe Martin Cani që vrapon me dorën në kraharor, ja momenti i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet (VIDEO)

Pamjet nga momenti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi opinionin publik, janë publikuar ditën e sotme. Video është siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të çasteve para dhe pas krimit të rëndë që ndodhi në ambientet pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.


Në pamje duken qartë Martini dhe Mario Përlleshaj, të cilët së bashku me disa shokë afrohen në vendin ku kishte nisur konflikti se do sqaroheshin, por vetëm pak sekonda më pas, Martini shihet duke vrapuar në panik, duke mbajtur dorën në kraharor, pasi ishte goditur me thikë. Pas tij, autori Mario Përlleshaj shfaqet me një thikë në dorë, duke vrapuar disa metra, por më pas rikthehet për të marrë një këpucë që i kishte rënë në vendin e ngjarjes.

VIDEO:

Sipas gazetarit Harlicaj, referuar deklarimeve të dhëna në seancën gjyqësore, konflikti kishte nisur pasi një prej djemve e kishte goditur Marion në hundë, ku kjo solli agravimin e situatës, që përfundoi tragjikisht me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e një tjetër të mituri, Luisit.

Luisi, në dëshminë e tij në gjykatë, këmbënguli se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy persona që kanë goditur me thikë dhe kërkoi rihetimin e plotë të rastit. Po ashtu, edhe avokati i Mario Përlleshajt ka mbështetur këtë version, duke pretenduar se klienti i tij nuk është autori i goditjes fatale ndaj Martinit.

Dinamika e ngjarjes:

14-vjeçari Martin Cani humbi jetën më 18 tetor pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij, Mario Përlleshaj, i cili dyshohet se e goditi me thikë në bark. Sherri ka nisur fillimisht në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku dy të miturit mësohet se ishin në klasa paralele, dhe më pas konflikti vijoi jashtë ambienteve të shkollës, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Pasi u plagos, Martini u përpoq të kërkonte ndihmë, por u rrëzua para shkollës për shkak të humbjes së gjakut dhe ndërroi jetë në spital. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe. Kujtojmë se edhe autori Mario Përlleshaj pësoi plagë, ku u trajtua në një spital privat të kryeqytetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërkohë autori dhe përfaqësuesi ligjor i tij, kanë kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë, gjë që është rrëzuar nga organi i akuzës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme