Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, MPJ tregon pse i dha leje

Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë

Jo në mënyre ilegale, por me leje të lëshuar nga institucioni që ia ndaloi hyrjen vetëm pak javë më parë. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje Gjuriqit që të vijë në Kosovë në arsyetimin e festës së pashkëve.
Jetlir Zymberaj këshilltar i ministrit Behxhet Pacolli  i ka thënë Gazetës Blic se edhe Gjuriq njëjte si çdo pelegrin tjerë ka të drejtë të festoj pashkët në cilëndo kish që ai do.
Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.”  ka thënë Zyberaj.

Ai ka shprehur bindjen se Gjuriq do përfill rregullat dhe se situata do të jetë nën kontroll

“Rregullat do ti respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb.” është shprehur ai.
Me 26 mars i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u arrestua nga policia kosovare për shkak të hyrjes ilegale në Kosovë.
Pas arrestimit ai u dëbua menjëherë për në Serbi.
Ndërsa vetëm pak javë pas, ai do të kthehet në vendin të ciline akuzoi se e keqtrajtuan dhe e rrahën gjatë arrestimit./GazetaBlic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme