Oaktree hap thesin, Inter transferon katër yje për 120 milionë euro.
Calciomercato raporton se Inter synon të bëjë një goditje të katërfisht për sezonin e ri.
Zikaltrit kanë piketuar katër yje të rinj, për t’u përcorcuar për sezonin e ri në mbrojtje, në mesfushë dhe në repartin e sulmit.
Për repartin e mbrotjes, Inter e ka piketuar qendërmbrojtësin e Bologna-s, Sam Beukema dhe zikaltrit janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro.
Inter është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për Nico Paz, mesfushorin e Comos, i cili ndiqet edhe nga klubet e tjera të mëdha.
Zikaltërit gjithashtu janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për Samuele Riccin, mesfushorin e Torinos.
Sa i përket sulmit, objektivi kryesorë mbetet sulmuesi i Realit, Arda Guler dhe afrimi i tij do të kushtonte më së paku 30 milionë euro.