“Marrëdhëniet Turqi-Serbi në rritje të vazhdueshme”

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë vazhdimisht në rritje në saje të aspiratave të sinqerta të të dy vendeve për përmirësimin e vazhdueshëm të dialogut politik, për të cilën në mënyrë të konsiderueshme kontribuon Komiteti trepalësh tregtar mes Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë, konstatuan sot zëvendëskryeministri i Turqisë Fikri Işık dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë nga Qeveria e Serbisë, Brnabiç theksoi rëndësinë e themelimit të Komitetit trepalësh tregtar të Serbisë, BeH-së dhe Turqisë, duke shtuar se mekanizmi trepalësh është mjet shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit, i cili u jep një sinjal të fortë biznesmenëve të tre vendeve.

Ajo ka falënderuar zv/kryeministrin e Turqisë Işık për mbështetjen e tyre në ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Zv/kryeministri Işık theksoi rëndësinë që Turqia u kushton marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shtuar se Serbia për Turqinë është një nga vendet kyçe të rajonit. Sipas tij, një numër i madh i investitorëve turq që veprojnë në Serbi dëshmojnë për këtë.

Işık arriti në përfundimin se potenciali i madh për bashkëpunim mes dy vendeve ekziston në fushën e tekstilit, bujqësisë, transportit dhe infrastrukturës.

Në takim gjithashtu ata erdhën në përfundimin se turizmi është një fushë që është vazhdimisht në rritje dhe se në vitin e kaluar është regjistruar rritje në ardhjet turistike në të dy vendet me ç’rast u theksua nevoja për rritjen e numrit të linjave ajrore mes dy vendeve.

Brnabiç vlerësoi se bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Turqisë ka treguar rezultate të mira dhe shprehu kënaqësinë me bashkëpunimin në restaurimin e objekteve me rëndësi historike dhe kulturore për të dy kombet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme