Marrëveshja e fshehtë Rama, Cipras në 2015 nxjerr fshatrat me shumicë shqiptare, minoritare greke

Në Bashkinë e Përmetit në del zonë minoritare Komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë orthodoksë. Po kështu Komuna Biovizhdë po në Përmet.

Në Bashkinë e Sarandës, greqia na i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.

Në Bashkinë e Vlorës na dalin minoritarë banorët e fshatrave nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të beisimit të krishterë orthodoksë.

Në Bashkinë e Konispolit na del minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë orthodoksë dhe çamë. Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë orthodoksë edhe çam.

Në bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poci me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.

Sërish në bashkinë e Konispolit na del minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllëhë.

Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e Edi Ramës janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke./27.al/

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme