Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministri grek, Aleksis Cipras, sot në Munster të Gjermanisë, morën çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”. Ata u vlerësuan për arritjen e marrëveshjes historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjidhi një çështje të hapur dhe me këtë, dhanë një shembull për stabilitetin në rajon. Çmimi “Paqja e Vestfalisë” për vitin 2020, ndahet me një vit vonesë për shkak të pandemisë Covid 19.
“Me përfundimin e Marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën një punë historike si shembull i një qasjeje të lartë diplomatike, duke zgjidhur një çështje të hapur dhe duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Tre ide kryesore janë sjellë në jetë: dëshira për paqe, vetë-reflektim kritik dhe Evropa si një hapësirë për bashkëjetesë paqësore”- deklaroi Egils Levits, president I Letonisë.
“Gjatë gjithë procesit, ne këmbëngulëm që nuk po flisnim për vijat e kuqe. Ne i thamë njëri-tjetrit se vijat e kuqe ishin kufizuese. Linjat e kuqe ju fusin në një kuti. Ne thamë, ne nuk do ta vendosim procesin në kuti. Kështu punojnë miqtë, të fokusuar në zgjidhjet. Ndërtimi i urave. Ky është thelbi i Marrëveshjes së Prespës, miqësia”- pohoi Zoran Zaev.
“Çmimi Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë” është një çmim për qytetarët e dy vendeve që tani bashkëpunojnë dhe investojnë së bashku në të ardhmen e të dy vendeve dhe rajonin. Brukseli ka një detyrim dhe duhet të mbështesë plotësisht Marrëveshjen e Prespës dhe të përmbushë premtimet pasi Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.”- tha Aleksis Cipras, ish kryeministër i Greqisë.