Marrëveshja e shpejtë në favor të Serbisë

Arritja e një marrëveshjeje brenda pak muajsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vlerësohet se është në favor të Serbisë pasi ia mundëson ecjen drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Kosova ende mbetet larg këtij procesi.

Opozita dhe shoqëria civile thonë se Kosova nuk duhet ta vazhdojë fazën finale të dialogut pa arritjen e një konsensusi të brendshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Serbisë po i ngutet që brenda këtij viti ta përfundojë dialogun me Kosovën në mënyrë që sa më shpejt t’i hapë kapitujt e mbetur në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë opozita kosovare dhe shoqëria civile vlerësojnë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet pasi është ende larg anëtarësimit në BE, prandaj thonë se fillimisht duhet të arrihet konsensusi i brendshëm dhe më pas të vazhdohet faza finale e dialogut, e cila ka filluar të dielën.

Ndërkohë, edhe mediet serbe gjatë së martës raportuan se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Serbisë se arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese me Kosovën është vendimtare për rrugën e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

Në dokumentin e përgatitur nga Këshilli i Ministrave janë të përfshirë disa rekomandime për Serbinë dhe bëhet e qartë se ajo duhet t’i përshpejtojë negociatat me Kosovën për normalizimin e raporteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme