Marrëveshja/ Ja si do të ndahet ushtrimi i pushtetit mes PD dhe LSI, pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Marrëveshja e sotme mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka fuqi jo vetëm për ditën e zgjedhjeve, por edhe për sa i përket bashkë-qeverisjes pas 25 prillit, përcakton mes të tjerave edhe mënyrën se si këto dy forca në koalicion do të ndajnë peshën e qeverisjes.

Kështu në marrëveshjen e sotme përcaktohet qartë, se ndarja e ushtrimit të pushtetit do të bëhet vetëm në bazë të rezultateve që do të arrijë secila forcë politike, gjatë votimit të 25 prillit në mënyrë proporcionale.

“Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme.
Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht, mbi bazën e rezultatit zgjedhor”
, shkruhet në marrëveshjen e firmosur ditën e sotme nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme