Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti komentoi në SYRI TV marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e nisi me kritika ndaj identifikimit të Kosovës si shtet me shumicë myslimane.
“Asnjë shtet nuk identifikohet nga përkatësia fetare. Përkatësia fetare nuk identifikon përkatësinë etnike,” tha ai.
“Kjo që ndodhi në Uashington ka të bëjë me karrierën politike të atyre që e iniciojnë këtë,” tha Mehmeti.
Sërish analisti nënvizoi faktin se politikanët kosovarë e “viktimizojnë Kosovën për karrierën politike”.
“Delegacionet që përfaqësojnë Kosovën nuk ishin të denjë as për një kooperativë. Kosova ka personalitete si Veton Surroi apo Ramush Tahiri, që nuk ishin pjesë e delegacioneve,” tha Mehmeti.
Ai kritikoi edhe ndryshimin e qëndrimit të politikës kosovare për Minishengenin për hir të marrëveshjes në Uashington.
© SYRI.net