Marrëveshja “mashtruese” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin

Njohësi i çështjeve Kushtetuese Mazllum Baraliu, po e sheh si lojë politike dhe jo serioze, aneks marrëveshjen e arritur javën e kaluar ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez Filip Vujanoviq, për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas Baraliut, aneks marrëveshja e nënshkruar në nivel presidentësh ka për qëllim që t’i fus në lojë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mbështesin miratimin e marrëveshjes për demarkacion ndërmjet këtyre dy shteteve.

Ajo marrëveshje është e quditshme sidomos nga Mali i Zi i cili është I njohur për jurist të mirë, e që në fakt në disa vende shkruan deklaratë dhe në fund përmendet aneks marrëveshje. Kjo vetëvetiu tregon se është një lojë politike dhe që është diçka jo serioze për të future në lojë edhe çështjen e miratimit të asaj marrëveshje. Po ashtu në gjuhën angleze ka një nen më shumë, pra është tjetër tekst krahasuar me atë në gjuhën shqipe dhe atë në gjuhën malazeze”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Ndërkaq i pyetur lidhur me kërkesën e kryeministrit Haradinaj, që kjo aneks marrëveshje të futet në në një dokument me marrëveshjen dhe Ligjin për ratifikimin e demarkacionit, Baraliu ka thënë se nuk mund të një gjë e tillë, pasi që sipas tij deklarata e presidentëve nuk është dokument juridik “e aq më pak dokument obligativ ndërkombëtar me efekt veprimi”, siç është shprehur ai.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu

Marrëveshja nuk lëvizë, deklarata nuk mund të përfshihet në marrëveshje. Marrëveshja është e paprekshme. Në deklarata thuhet se marrëveshja e nënshkruar në Vjenë nuk ndryshon, po ashtu në deklaratë thuhet se marrëveshja duhet të respektohet”, ka thënë Baraliu.

 

Më tej, ai ka shtuar se versioni aktual i marrëveshjes është dashur të rishqyrtohet nga komisione te të dyja shteteve, Kosovë – Mali i Zi, e pastaj të procedohet në Kuvend.

Ajo marrëveshje ish dashtë të rishikohet nga një komision nga Kosova dhe një nga Mali i Zi e më pas të dërgohet në Kuvend, e jo një deklartë e cila nuk ka fuqi juridike të shkojë në Kuvend të miratohet ajo marrëveshje që është nënshkruar. Kjo është një lojë dhe aspak serioze për të mos thënë mashtruese”, tha në fund ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë kundër marrëveshjes aktuale, ka përshëndetur deklaratën e arritur në mes Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.

Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se “është i lumtur që u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”.

Me këtë deklaratë, ka thënë ai, “Kosova përfundon obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në rrjetet sociale ka shkruar se arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e Demarkacionit më Malin e Zi, është lajm i mirë.

“Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli.

Edhe opozita ka reaguar ndaj deklaratës së nënshkruar nga presidentët Thaçi e Vujanoviq.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se e mbështesin deklaratën edhe pse, sipas tyre, ajo është e njëjtë me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015.

Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se gati tri vite janë humbur duke u debatuar për Demarkacionin dhe në fund ka rezultuar se marrëveshja e njëjtë mbetet në fuqi. Ai ka kërkuar që ata të cilët e kanë bllokuar deri më tash ratifikimin e Demarkacionit, duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve të vendit. Këtu ai ka apostrofuar sidomos kryeministrit Ramush Haradinajn, si politikanin që njihet si kundërshtari më i ashpër i Marrëveshjes së demarkacionit.

“Ne mbesin në qëndrimin tonë se pas votimit të Demarkacionit, Qeveria duhet të hapë dorëheqje, Kuvendi duhet shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja”, thotë Hoti.

Po përmes rrjetit social Facebook, edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shkruar se “rinegocimi i Marrëveshjes për demarkacion është hap dhe lajm i mirë për Kosovën”, por sipas tij, orari i akteve vendimmarrëse për këtë çështje mund të konsiderohet i rrezikshëm, idëmshëm dhe absurd.

Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, pretendonin se me Marrëveshjen e vitit 2015, për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme