Marrëveshja me Kosovën, Ibrahimaj: Pikë e re doganore në Portin e Durrësit

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria miratoi  projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve. Në komunikimin me mediat, ajokonfirmoi se në portin e Durrësit do të hapet dhe pika doganore për Kosovën.


Kjo marrëveshje do t’i dërgohet parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar.

“Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjelltë dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licensat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do ti hapin rrugën të tjerave.’- tha Ibrahimaj”, deklaroi para mediave ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Marrëveshja e mësipërme është një nga 13 marrëveshjet që u firmosën nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti në mbledhjen e dy qeverive në 26 nëntor 2021 në Elbasan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme