Pas arritjes së marrëveshjes së përbashkët mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovic, për rishikim të marrëveshjes së Demarkacionit, ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili thotë se kjo marrëveshje do të sjellë një pranverë evropiane për Kosovën.
“Mali i Zi partner i shkëlqyer i shqiptarëve. Miratimi i Demarkacionit do të sjellë një pranverë evropiane për Kosovën e qytetarët e saj”, thotë Meta në reagimin e tij.