Marrëveshja Shqipëri-Itali/ Pas 2 muaj ndërprerje, nisen 49 emigrantë për të ardhur në qendrën e Shëngjinit! Pritet zbarkimi në vendin tonë i grupit më të madh i klandestinëve

Një grup prej 49 emigrantësh janë gati për të mbërritur nga brigjet italiane në qendrën e pritjes në Shëngjin.


La Repubblica thotë se emigrantët janë rrugës për në Shqipëri dhe se ky është grupi më i madh që pritet të zbarkojë në vendin tonë.

Emigrantët vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Ndërkohë në tetor erdhën 16 emigrantë, ndërsa në nëntor 8, por të gjithë u rikthyen sërish në Itali, pas vendimit të gjykatës së Romës.

Shtetasit e huaj që do të mbërrijnë në Shqipëri, do të nisin procedurat e pritjes, ndalimit dhe vlerësimit për secilin rast.

Rinisja e operacionit në Shqipëri vjen pas rreth dy muajsh ndërprerje.

Transferimi i emigrantëve në qendrat e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës Cassiopea, e cila tashmë monitoron detin në brigjet e Lampedusa.

Në dhjetor, Gjykata e Kasacionit vendosi se përcaktimi i vendeve të sigurta “është përgjegjësi vetëm qeverisë italiane”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme