Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se subjektet politike janë të obliguara ta bëjnë një marrëveshje ndërmjet vete.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, duke komentuar rrjedhën e seancës të së enjtes, Baraliu ka thënë se subjektet politike ose duhet të bëjnë marrëveshje për zhbllokimin e formimit të institucioneve, ose duhet të bëjnë marrëveshje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
Sipas tij, sjelljet e subjekteve politike në Kuvend janë veprime të pastra për pushtet e jo për shtet e institucione.
Baraliu e ka ftuar presidentin Hashim Thaçi të aktivizohet për tejkalimin e krizës politike, duke i ftuar në takim përfaqësuesit e partive parlamentare.