Marrëveshjet e ngrira

Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të implementohet nga tetori i vitit të kaluar. Në fillim ishte pala serbe që e neglizhoi atë, por më pastaj Marrëveshja nuk u zbatua pasi që pala kosovare nuk siguroi ngjitës për ta mbuluar flamurin që gjendet në targë, ashtu siç është precizuar në Marrëveshjen e Brukseli, shkruan sot Gazeta Zëri.

Ka kaluar më shumë se një vit prej kur Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të hyjë në fuqi. Në fillim ishte pala serbe ajo që e neglizhoi atë, duke e zvarritur zbatimin e Marrëveshjes nga dita në ditë. Derisa më vonë njëjtë veproi edhe pala kosovare, pasi që në mungesë të ngjitësve për ta mbyllur flamurin që gjendet në targë të automjeteve Marrëveshja e arritur në Bruksel nuk arriti të zbatohej në praktikë. Gjatë vitit të kaluar ishte e bërë e ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së letërngjitësve, të cilët ishin dashur të siguroheshin nga MPB-ja. Përgjegjësinë mbi MPB-në e kishte hedhur disa herë edhe vetë ish-ministrja Edita Tahiri.

Ndërsa njohës të kësaj çështjeje konsiderojnë se pasi ka kaluar 1 vit kjo marrëveshje është dashur të zbatohet në praktikë, por duke u shpërfillur si e tillë në tërësi ka dëmtuar seriozisht qytetarët. Sipas tyre, institucionet relevante të Kosovës duhet t’i njoftojnë qytetarët se ku janë ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve dhe hapat që po marrin në këtë drejtim, qoftë dhe me elementin e shiritave të bardhë të propozuar për targat.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo këta nuk kanë treguar se pse kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim as sot. Megjithëse ka pasur deklarata kundërthënëse nga palët në dialog rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, Marrëveshja për Targat mes Serbisë dhe Kosovës arriti të nënshkruhet në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetarëve të dy shteteve, por edhe një vit pas kjo marrëveshje nuk po zbatohet.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme