Gazetare: Melihate Rustemi
Punonjësit e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë nuk do t’i gëzohen firmosjes së Marrëveshjes Kolektive edhe këtë shtator. Në takimin mes përfaqësuesve të SASHK-ut dhe ministres së re të Arsimit, Vesna Janevska nuk u paralajmëruar rritje pagash, me arsyetimin, siç thanë nga SASHK të gjendjes momentale në buxhet.
“Ajo u deklarua se shumë rëndë mundë të bëjmë ndonjë ndryshim lidhur me rritjen e rrogave në shtator nga shkaku i gjendjes momentale, krizës në buxhet. Sa i përket Marrëveshjes Kolektive do të insistoj që deri në fund të dhjetorit të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve kolektive për të cilat gjithsesi se edhe një herë duhet të ulemi t’i përmirësojmë dhe t’i përshtatim në bazë të nevojave të cilat ato i parashohin se duhet te jenë të kapshme për ato dhe për ne”, tha Tafa Ameti, zv kryetar i SASHK-ut.
Mes tjerash, në këtë takim SASHK ka kërkuar edhe zbatimin e kontrolleve sistematike për të gjithë mësimdhënësit, madje edhe kontrolle psikologjike.
“Ajo që kërkuam dhe insistuam ne është që në çdo shkollë të ketë një shërbim sistematik shëndetësor të punësuarve të cilët kohë të gjatë nëpër shumë shkolla nuk bëhet, nuk kryhet për shkaqe të mungesës së mjeteve financiare. Më tepër të punoj drejtori që e ka obligim me ato punëtor por nga ana tjetër atij ti ndihmoj shërbimi pedagogjik duke nisur prej psikologut dhe pedagogut dhe me kërkesë të këtyre organeve të kërkohet deri në ministri që në njëfarë mënyre t’i nënshtrohen nëqoftëse ka nevojë edhe kontrolleve psikologjike të vet punësuarve”, u shpreh Tafa Ameti, zv kryetar i SASHK-ut.
Nga SASHK thanë se drejtuesit e Arsimit kanë premtuar se nuk do të ketë humbje të vendeve të punës për mësimdhënësit me fond jo të plotë të orëve mësimore. Sipas SASHK-ut, të gjithë do të angazhohen varësisht aktiviteteve shkollore. /Alsat.mk