Marshi që nxiti kryengritjen demokratike

Shtatë-tetëqind metra thellë po ziente pakënaqësia e Kosovës. Me daljen në dritë të minatorëve nga zgafellet e “Trepçës”, do të ngjallej shpresa për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të shtypur. Serbia e Slobodan Milosheviqit po ua merrte dhunshëm anën pesë republikave dhe dy krahinave jugosllave, shkruan sot Koha Ditore.

Me vete kishte edhe akademinë dhe kishën serbe. Bashkë, bënin thirrje për shfarosje e gjenocid fizik të shqiptarëve. Elita e ligështuar jugosllave u druante mijëra “Mitingjeve të së vërtetës”. “Revolucioni i jogurt” po përlante gjithçka përpara nën retorikën e vrazhdë të politikanit në ngritje të rrufeshme, Slobodan Milosheviq. Ai e donte një Jugosllavi nën sundimin absolut të Serbisë nacionaliste.

Gjuha e tij dhe e akademikëve, të cilët kishin hartuar plane e memorandume akademike për shfarosje të shqiptarëve, krahasohej me diskursin nazifashist që ia solli botës masakrat më të mëdha në historinë e njerëzimit. Pakkush guxonte t’i sfidonte publikisht në Jugosllavinë e lëkundur me themel. Shumëkush do t’u bashkohej mijëra minatorëve të Stantërgut në ditën e 17 nëntorit 1988. Shqiptarët e Kosovës e dinin se çfarë i priste nëse joserbët e Jugosllavisë nuk do të bashkoheshin kundër dominimit të rrezikshëm të Serbisë. “Askush nuk do të guxojë t’ju rrahë”, u ishte drejtuar Milosheviqi serbëve të mbledhur, në prill 1987 në Fushë-Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme