95 ditë në shesh. 95 ditë rezistencë, qëndresë kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”, ka vijuar edhe marshimi në rrugët e Tiranës.
Gjithashtu qytetarët kanë bërë thirrje edhe për lirimin e protestuesve të shoqëruar gjatë protestës së 94 pas tensioneve para Kryeministrisë.
“Arrestoni Ramën”, vijojnë thirrjet e qytetarëve.
The post Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, protestuesit me thirrje: Arrestoni Ramën, lironin protestuesit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



