Sulmi me kamion në Toronto, arrestim i shpejt i të dyshuarit që vrau dhjetë këmbësorë
Policia kanadeze është duke marrë në pyetje, shoferin e një fugori em qera që u ngjit mbi rrugën e këmbësorëve në veri të Torontos të hënën duke vrarë 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë.
Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qënë më parë emër i njohur për Policinë, thanë autoritetet.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.
Videot e transmetimit në CBC Nes tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”.
Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari ëm pas u arrestua pa qëlluar neri.
Për të dyshuarit dihet shumë pak.
Policia tha se Alek Minassian ishte nga periferia veriore e Torontos, Richmond Hill.
Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet.
“Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi i Policisë duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin.