Eshtrat e një foshnje të vrarë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë do të rivarrosen nesër në fshatin Izbicë të Skënderajt.
Ajo ishte vrarë në masakrën e Izbicës së bashku me qindra banorë tjerë të kësaj ane.
Për t’i zhdukur gjurmët trupat e të vrarëve janë dërguar në Serbi duke i varrosur në varreza masive.
Eshtrat e foshnjës që do të rivarroset nesër janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të Serbisë dhe tek tash janë identifikuar se kujt i përkasin.
Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj tha për kp se trupi i foshnjës u është dorëzuar familjarëve dhe ajo do të varroset nesër në orën 12:00 në varrezat e Izbicës.