Masakrat në Boucha/ Zelenski flet para publikut amerikan: Në të vërtetë ky është gjenocid

Iamzhet e fundit që janë publikuar në mediat ndërkombëtare për masakrat në qytetin e Boucha në Ukrainë, kanë alarmuar perëndimin.


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një deklarate të bërë ditën e diel e cilësoi gjenocid sulmin rus mbi Boucha, ku pamjet e transmetuara nga mediat botërore ishin rrëqethëse.

“Ky është gjenocid”, tha Zelensky, duke folur pasi u shfaqën imazhe të trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugët e Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit të Kievit.

Kur u pyet gjatë një paraqitjeje në programin “Face the Nation” të CBS Neës nëse Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, Zelensky u përgjigj: “Në të vërtetë. Ky është gjenocid”.

“Eleminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, vazhdoi ai.

Ukraina nuk dëshiron të jetë “nënshtruar ndaj politikës së Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi”.

“Kjo po ndodh në Evropën e shekullit 21. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, theksoi presidenti për shikuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme