Masakroi bashkëshorten e tij me thikë në rrugët e kryeqytetit, Gjykata lë në burg 52 vjeçarin Jakup Shehu

Jakup Shehu, 52 vjeçari i cili sulmoi gruan e tij me thikë në qafë e në trup më 13 maj në rrugët e kryeqytetit, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit.


Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, parashikuar sipas nenit 238 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se 52 vjeçari masakroi bashkëshorten e tij më 13 maj (2024) në rrugën “Xhanfize Keko” të kryeqytetit, rreth orës 02:15.

Gruaja e tij, Edlira Shehu mbeti në gjendje të rëndë për shkak të 3 goditjeve të marra nga bashkëshorti i saj, të cilët së bashku janë prindër të një fëmije.

Sipas deklaratave të autorit të këtij krimi në familje, ngjarja ndodhi për shkak se u nxeh e nuk ka mundur të kontrollojë inatin e tij.

Ndërkohë bashkëshortja, Edlira Shehu është shprehur për uniformat blu se ka qenë viktimë e dhunës nga Jakup Shehu.

52 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person e është dënuar me 13 vite heqje lirie.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 04:00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale J.Sh, i cili pas një konflikti të çastit në banesën e tij në Rrugën “Hysen Xhura”, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) në disa pjesë të trupit bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale E. Sh, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1378 Regj. Them, datë 25.05.2024, ka vendosur:

 

  1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Sh.
  2. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Sh “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
  3. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal, duke caktuar arrest në burg me afat.

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 18.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj.  Valbona Vata, vendosi:

 Miratimin e vendimit me nr. 1378 regj.them, datë 25.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tiranë, më 18.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

LEXO EDHE:

“S’doja ta qëlloja, por u nxeha”- Goditi gruan me thikë në qafë e trup, 52-vjeçari me të shkruar kriminale i penduar! Dëshmia në gjykatë

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg për vrasje, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit që goditi me thikë në qafë dhe trup gruan

“Do të të vras”- U m*sakrua me thikë nga burri, Edlira Shahu rrëfen momentet e tmerrit: Më goditi 3 herë me thikë në fyt dhe pastaj në fytyrë

“Nganjëherë pinte alkool”- U godit 20 herë me thikë nga bashkëshorti, Edlira Shahu: Djali nuk e dinte, tani që e mori vesh…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme