Masakroi gruan me çekiç, shkodrani: Më kërkoi llogari për pensionin, më pas humba kontrollin

Gjykata e Shkodrës dha sot masën “arrest me burg” për Bashkim Telin, 69 vjeçarin që pak ditë më parë vrau bashkëshorten, Suzana Shemuni.

Mësohet se i moshuari ka qenë kontradiktor gjatë dëshmisë së tij në gjykatë.

Ai është shprehur se e vrau gruan pasi shpesh herë i kërkonte llogari në lidhje me lekët e pensionit.

“Shpesh donte të dinte se ku i shpenzoja paratë e pensionit. Disa here i’a kam dhënë ndërsa këtë herë nuk doja tja jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin.

Me pas më humbi kontrolli dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa”, mësohet të jetë shprehur ai.

Tri ditë më parë Bashkim Telit vrau bashkëshorten me çekiç pas një debati për 6 000 lek të harxhuara në dy ditë. Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate.

Debati me tone të ashpra zgjoi fqinjët që njoftuan policinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme