Masakroi me thikë për vdekje ish-gruan, 50-vjeçari shqiptar pranon krimin dhe kërkon falje: Më vjen keq…

Eduart Danaj, 50-vjeçari i cili masakroi me thikë në mes të rrugës gruan e tij, Enkelejda Danaj, ka dalë sot para gjykatës.


Sipas mediave greke, 50-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë.

50-vjeçari Danaj goditi mbi 10 herë viktimën në orët e para të së enjtes (16 Maj) në një rrugë kryesore në Menidi.

Eduart Danaj siç ka pranuar në polici, e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe shihet duke ecuar pranë banesës së saj duke kaluar nga e majta në të djathtë, pastaj kthehet sërish mbrapsht.

Në atë moment i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë.

50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Eduart Danaj shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar.  Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli, diçka që e bënte edhe kur jetonte me viktimën.

Pasi u arrestua pas krimit, para autoriteteve helene ai është shprehur se “ish gruaja po i hante lekët dhe se prej shumë vitesh ka pasur lidhje jashtë martesore me disa meshkuj. E vrava dhe nuk pendohem”.

“Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, ka deklaruar ndër të tjera 50-vjeçari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme