Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të dhënë me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate thotë se kjo është një masakër që po i bëhet Durrësit.
Sipas Dumës, me këtë qeveria ka legjitimuar koncesionin me dështimin, duke theksuar se shkatërruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitokë.
“Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin anitik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!! Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?! Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!”, shkruan ndër të tjera Duma.
Reagimi i Grida Dumës
MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.
I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!
E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.
Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!
Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.
Kur e Zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin anitik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!
Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?!
Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!
Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!
I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.
Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!/GSH



