Masar Gërdovci, është dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për vrasjen që kishte ndodhur më 13 tetor të vitit 2014, në “Bon Vivant” në Prishtinë, e ku ishte mbetur i vdekur roja i lokalit, Rrahman Uka, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, i akuzuari tjetër në këtë rast, Sherif Krasniqi, është dënuar me 4 vjet e 3 muaj, pasi është shpallur fajtor për pjesëmarrje në rrahje, pasi ndaj tij është bërë ricilësimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në pjesëmarrje në rrahje.
Kurse, Krasniqi është liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje, pasi që nuk është provuar se ai ka kryer një vepër të tillë penale.
I akuzuari Masar Gërdovci, për veprën penale të vrasjes së rëndë, është dënuar me 21 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, është dënuar me një vit burgim, derisa më pas ndaj tij është shqiptuar dënimi unik prej 21 vjet e 8 muaj burgim.
Atij i është vazhduar edhe masa e paraburgimit.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të martën nga gjykatësja Suzana Çerkini.
Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2015, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, akuzohen se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kanë shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim”, dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.
Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rrahman Uka, të merret me të pandehurit që t’i largoi nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.
Sipas aktakuzës, sapo Uka largohet dhe hynë në sallën e lokalit, të pandehurit ngritën nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gerdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rrahman Uka, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve. Sipas aktakuzës, Uka me tu ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provoi nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me ç’rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plag Masa Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.



