Maserati thotë se nuk do të prodhojë vetura tërësisht elektrike

Prodhuesi i njohur italian i veturave, Maserati, planifikon një elektrifikim të pjesshëm të modeleve të tij në të ardhmen, por nuk dëshiron të heqë dorë nga motorët klasikë me djegie të brendshme.

Ndërsa disa prodhues të veturave luksoze sportive dhe GT, si Porsche dhe Aston Martin, po punojnë në modelet tërësisht elektrike, Maserati është i vendosur të mbajë motorët me benzinë në modelet e tij.

“Ne jemi një markë e tillë e veturave që thjesht kanë nevojë për motorë me djegie të brendshme, pasi modelet tona duhet të mbajnë këtë emocion të papërpunuar në vetvete”, tha kreu i Maseratit në SHBA, Al Gardner.

Maserati aktualisht është i tronditur nga kriza, pasi shitjet e veturave të kësaj marke janë në rënie, pavarësisht faktit se për herë të parë në historinë e saj ka përfshirë një model SUV – Levante.

Maserati gjithashtu ka dy Sedane sportive luksoze – Quattroporte dhe Ghibli, si dhe një GranTurismo të fuqishëm, por tashmë i përkohshëm.

Kompania ka në plan të rifreskojë ofertën me futjen e modeleve të reja, si dhe atyre hibride plug-in. Ato përfshijnë një model të ri sportiv që do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2020, si dhe SUV-in e ri në vitin 2022./ksp

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme