MASH: Po ndërmerren veprime për gjetjen e burimit të sulmeve, të dhënat e qytetarëve nuk janë të rrezikuara

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar që nga mbrëmë. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyqet në të. Në faqen e MASH-it shkruhet se është hakeruar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për incidentet kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve.

Ndërkohë, shërbimi IT i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së ueb faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se nuk ka pse të shqetësohet për shkarkimin e supozuar të bazës së të dhënave të qytetarëve, sepse në uebfaqe nuk ka baza të tilla të dhënash dhe është informative.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme