MASHT nesër organizon Provimin e Maturës

Nesër (e mërkurë), 14 qershor 2017, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon Provimin e Maturës 2017 (afati i qershorit, pjesa e parë), për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit në shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, në orën 10:30.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme