Mashtroi një person se do e bënte aksioner në një kompani në Turqi dhe se do i siguronte pasaportë bullgare, arrestohet 38-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 38-vjeçar i cili i mori përmes mashtrimit një shumë prej 215 mijë euro një të riu.


Në pranga ka rënë 38 vjeçari me iniciale L.Xh., banues në Tiranë, ndërsa është sekuestruar edhe një shumë prej 108 600 euro në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari akuzohet se i ka marrë një 26-vjeçari shumën e konsiderueshme të parave me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner në një kompani private në Turqi, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”. Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale 108 600 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme