Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për mashtrimet me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës.
Olsi Ibro raportohet se është hedhur ditën e sotme nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”.
45-vjeçari raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.