Mashtronte shqiptarët për punë në Gjermani, arrestohet 40-vjeçari nga Maqedonia

Një 40-vjeçar nga Maqedonia është vënë në pranga nga Krimi ekonomik dy ditë më parë, pasi kishte mashtruar disa të rinj, me premtimin se do i çonte në Gjermani dhe Belgjikë për punë sezonale.

Shtetsi i arrestuar është Irfan Ahmeti nga Maqedonia i cili mashtronte të rinjtë që kërkonin punë online jashtë vendit. Kanëqenë ttre të rinjë të ciilët e kanë denoncuar por policia mendon se mund të ketë edhe persona të tjerë te mashtruar.

Të rinjtë kanë paguar vet edhe biletën e udhëtimit, por kur kanë shkuar në Gjermani, Irfan Ahmeti nuk u ka hapur më telefonin. Më pas 3 të rinjtë janë kthyer në Tiranë dhe kanë denoncuar 40-vjeçarin, i cili është arrestuar nga Krimi Ekonomik.

E ndërsa Irfan Ahmeti është një emër i njohur për autoritet shqiptare. Ai është arrestuar në shkurt të 2016-së, pasi bashkë me dy persona të tjerë iu gjetën 550 mijë paketa cigare që po kalonin kontrabandë në drejtim të Sllovakisë. Ai u lirua nga Gjykata pasi pagoi garancinë 10 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme