Kosova ka fituar një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2021.
Studentët e departamentit të matematikës në Universitetin e Prishtinës, Arben Ajredini, Duart Nishevci dhe Andi Sejdiu korën suksese në këtë olimpiadë, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, ata kërkojnë që institucionet t’i përkrahin më shumë në rrugëtimin e tyre drejt kësaj shkence.