Një ngjarje e rëndë raportohet nga Vlora. Një nxënëse 18-vjeçare ka humbur ndjenjat në klasë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Mësohet se adoleshentja që ka humbur jetën teksa ishte rrugës për ne spital, është identifikuar si Gerta Kasaj, 18 vjeç.
Ngjarja ndodhi në shkollën ‘Jani Minga’ në qytetin bregdetar. Dyshimet e para flasin për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi e reja vuante nga epilepsia, thanë mjekët.
Mediat lokale raportojnë se vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen. Ndërkohë qe policia ka nisur hetimet, por nuk ka nxjerre akoma një informacion zyrtar.