May: Politikanët evropianë po kërcënojnë për t’u përzier në zgjedhjet në Britani

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka akuzuar sot politikanët dhe zyrtarët evropianë se përmes kërcënimeve po kërkojnë që të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme në Britani të Madhe.

 

“Ka disa në Bruksel që nuk dëshirojnë bisedimet të kenë sukses,” ka thënë May, transmeton Express.

Ajo i bëri këto komente sot pas një takimi me Mbretëreshën

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 8 qershor.

Britania e ka nisur procesin e shkëputjes nga Bashkimi Evropian pas referendumit të 23 korrikut 2016, në të cilin britanikët votuan për të dalë nga BE-ja.

Ndërkohë sot, ministri i Brexit ka thënë se Britania nuk do t’i paguajë 100 miliardë euro për t’u shkëputur nga blloku, të cilat BE-ja pritet t’ia kërkojë./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme