Mazhoranca propozoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit, reagon Delegacioni i BE-së: Anëtarësimi në familjen europiane të mbetet përparësi ndërpartiake në legjislaturën e re parlamentare


Një lëvizje e re politike ka ndezur debate në skenën parlamentare, teksa deputetët e mazhorancës kanë propozuar shkrirjen e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, duke kërkuar që funksionet e tij të bashkohen me Komisionin për Politikën e Jashtme.

Gazetari i News24 Osman Stafa nga News24 bën me dije se ka kërkuar një reagim nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, në lidhje me këtë lëvizje të mazhorancës, për të kuptuar nëse kjo iniciativë është bërë në konsultim me institucionet europiane dhe si e vlerësojnë ata këtë veprim.

Në përgjigjen zyrtare për News24, Delegacioni i BE-së thekson rëndësinë e parlamentit shqiptar në procesin e reformave drejt integrimit në BE, duke nënvizuar se: 

“Parlamenti shqiptar është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në. Në këtë drejtim, presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare.”

Më tej, Delegacioni shton se: “Për të qenë i suksesshëm, anëtarësimi në BE ka nevojë për konsensus ndërpartiak.”

Screenshot_9

Komisioni i Integrimit është drejtuar ekskluzivisht nga përfaqësues të opozitës, dhe konsiderohet një nga forumet e pakta të bashkëpunimit ndërpartiak në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme