Mbahet edicioni i 19-të i karatesë, Hajredini: Kishim mbi 400 sportistë

 Gazetare: Ilmie Zhaku

Në emisionin Energji në Alsat, me moderatoren Argjira Elmazi sot ishte trajneri i klubit të Karatesë “Drini” , Alim Hajredini, i cili foli për turneun e karatesë të mbajtur në Strugë ” Struga open 2024″.

Hajredini shprehu se ky ishte edicioni i 19-të i turneut dhe nga viti në vit ky turne ka gjithnjë e më shumë pjesmarrje. Këtë vit në turne ishin mbi 400 pjesmarrës, nga 50 klube nga 4 shtete, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Për të gjithë fituesit në turne, u ndanë diploma, medalje dhe kupa. Ndërsa Hajredini nuk la pa përmendur dhe donarët të cilët i faleminderoi. Ndërsa gjatë emisionit Energji shikuesit patën mundësi të shohin dhe pamje nga turneu.

Edicioni i 19të i turneut të karatesë Struga Open 2024, u mbajt në 29 shtator në Strugë, ndërsa vitin e ardhshëm ky turne do të shënojë vitin jubile./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme